Qalaj: Anëtarësimi në KiE nuk duhet të kushtëzohet, Kurti t’i realizojë premtimet 

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të kushtëzohet me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka shtuar se nëse anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk do të ndodhë, do të jetë një humbje e madhe për Kosovën dhe një dështim i madh për Qeverinë

Rashit Qalaj, PDK

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të kushtëzohet me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

Kështu ka deklaruar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, teksa ka komentuar kërkesat e Francës, Gjermanisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të bëhen hapa konkrete lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për KiE.

“Në këto zhvillime, sipas së paku si i shoh unë, nuk janë aspak të favorshme për Kosovën. Po vazhdon kushtëzimi i Kosovës me Asociacionin, me dërgimin e draft-statuti në Kushtetuese. Mendoj që është një kërkesë e tepërt. Pasi nuk duhet të lidhet çështje e anëtarësimit në KiE nuk duhet të lidhet draft-statutin e Asociacionit. Mirëpo, duke e mos e ditur që Qeveria e Kosovës dhe Kurti çka ka pranuar dhe edhe na ndodhin këto gjëra”, ka thënë Qalaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndonëse, sipas tij, kushtëzimi nuk duhet të bëhet, Qalaj ka thënë se kryeministrit Albin Kurti duhet t’i realizojë premtimet që ua ka bërë ndërkombëtarëve.

“Nuk e dimë se çfarë është zoti Kurti në takimet që ka pasur me përfaqësuesit e Francës  Gjermanisë, por edhe me shtetet tjera. Mendoj që çdo kushtëzim është i tepër për Kosovën, meqenëse ne kemi vuajtur shumë dhe kemi përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve, për çdo institucion që kemi paraqitur interesin të jemi pjesë e saj. Dhe çështja e anëtarësimit në KiE, nëse nuk do të ndodhë, do të jetë një humbje e madhe për Kosovën. Do të jetë një dështim i madh për Qeverinë, por prapë po e përsëris do të jetë një humbje për ne si qytetarë të Kosovës.

Qeveria e Kosovë duhet të bëjë hapa tani, nuk e di a është zotuar për dërgimin e statutit në Kushtetuese, dhe nuk e di çfarë premtime ka dhënë Kurti”, ka shtuar Qalaj.

Më tej, Qalaj ka kritikuar Qeverinë dhe Kurtin se është dashur të hartojnë një draft-statut të Asociacionit dhe “jo të presin që ta marrin të gatshëm”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika