Arrestohen katër persona, dyshohen se janë përfshirë në disa vjedhje të rënda në Skenderaj

Janë arrestuar katër persona që dyshohet se të njëjtit muaj më parë kanë qenë të përfshirë në disa vjedhje të rënda në qytetin e Skenderajt

Ilustrim

Nga bastisjet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Skenderaj dhe Drenas janë arrestuar katër persona që dyshohen për “Vjedhje të rëndë”.

“Arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, pasi të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në disa raste të veprave penale vjedhje të rënda të ndodhura muaj më parë në zonën e Skenderajt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se është sekuestruar një veturë dhe dëshmi  të tjera relevante.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një veturë dhe dëshmi tjera relevante. Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika