Shqipëria nuk arrin të kalojë në finalen e “Eurovision 2024”

Shqipëria performoi e dyta, pas hyrjes nga Malta dhe para hyrjes nga Greqia. Vendi nuk u shpall në mesin e 10 kandidatëve më të mirë në gjysmëfinale dhe për këtë arsye nuk arriti të kualifikohej në finale

Këtë vit, “Eurovision 2024” nuk do ta llogarisë Shqipërinë në finalistët e tij, pasi përfaqësuesja shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Përkundër një performance të mahnitshme dhe një prezence të fuqishme në skenën e “Malmo Arena”, Besa nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të publikut dhe të jurisë për të vazhduar në finale.

Ky rezultat vjen si zhgënjim për shumë fansa dhe ndjekës të Eurovisionit në Shqipëri dhe anembanë botës, të cilët kishin besim në këngën dhe në aftësinë interpretuese të Besës.

Këto janë shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan në finale:

Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika