Arrestohet një serb i dyshuar për dhunën e 29 majit në Zveçan

Në vendkalimin kufitar në Jarinjë të Leposaviqit, Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb 30 vjeçar, për të cilin mediat serbe raportojnë se dyshohet se ka qenë i përfshirë në dhunën e 29 majit në Zveçan ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it

Pos sulmit terrorist në Basnjkë, sulmet e 29 majit në Zveçan janë ndër ngjarjet më të dhunshme në veri gjatë viteve të fundit.

Të maskuar, të armatosur e të dhunshëm, ata që në fillim konsideroheshin si protestues lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Një i ri serb nga Zveçani që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunën në Zveçan është arrestuar sot në pikën kufitare të Jarinjes.

I riu me inicialet S.M është sjellë në stacionin policor në jug të Mitrovicës.

Aty ka qëndruar për disa orë, e në të njëjtën kohë në oborr ka qëndruar një çift, familjarë të tij, por që nuk e kanë konfirmuar nëse janë prindërit.

Në oborr fillimisht u shfaq avokati Nebojsha Vlajiq, i cili sipas mediumit serb “Kossev” fillimisht ishte ftuar nga familjarët si avokat.

I njëjti për RTV Dukagjini nuk pranoi të japë asnjë informacion duke thënë se më vonë vjen avokati i përcaktuar.

Dhe ajo edhe ndodhi, rreth orës 16:00 bashkë me njërin nga familjarët u paraqit avokatja.

Jelena Krivokapi është emri i avokates së caktuar për serbin e arrestuar në Jarinjë. E njëjta tashmë ka hyrë në stacionin policor në jug dhe hetuesit e Policisë së Kosovës të Departamentit për Krime të Rënda tashmë kanë nisur intervistimin.

Që i riu serb dyshohet për dhunën në Zveçan e ka konfirmuar vet Nebojsha Vlajiq, ndonëse nuk është caktuar avokat. Kështu ka raportuar “Kossev” duke e cituar Vlajiqin të ketë thënë se autoritetet kosovare 30-vjeçarin nga Zveçani e akuzojnë për pjesëmarrje në përleshjet 29 majit të vitit të kaluar para komunës së Zveçanit.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika