​Pushojnë hetimet ndaj tre zyrtarëve komunalë të Prishtinës, Rama e cilëson fitore të drejtësisë

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunal, derisa e ka cilësuar këtë si "fitore të drejtësisë"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunal, të cilët u ndaluan nga Policia e Kosovës për shkak të ngritjes së kallëzimit penal nga ministria e Drejtësisë.

Rama ka thënë se hetimet janë pushuar me arsyetimin sepse nuk ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale.

“Fadili, Vehbiu e Valbona u ndaluan nga policia dhe u morën në mbajtje padrejtësisht me 08 shtator 2023, si rezultat i një kallëzimi penal të bërë nga Ministrja e Drejtësisë. Shumë eksponentë politik tentuan të shfrytëzojnë këtë ndalim të padrejtë për kauzat e tyre politike, duke tentuar të njollosin imazhin e zyrtarëve tonë dhe për ta goditur qeverisjen tonë në Kryeqytet”, ka thënë i pari i kryeqytetit.

Ai, këtë e ka cilësuar si “fitore të drejtësisë”.

“Por edhe në këtë rast sikur në rastin e stopimit të ndërtimit të Rrugës “Jim Xhema”, ata dështuan, drejtësia fitoi. Ne do të vazhdojmë me punë për të mirën e qytetarëve të Kryeqytetit dhe nuk do të ndalemi”, ka thënë tutje Rama.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika