Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 24-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku raportohet se është plagosur një 24-vjeçar.

I plagosuri po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Shkodrës, derisa në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 24-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tutje ka bërë të ditur se është duke punuar zbardhjen e ngjarjes, shkruan Euronews.al.
“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika