Përleshje fizike me mjete të forta në Gjakovë, tre fëmijë pranojnë ndihmën mjekësore

Tre fëmijë kanë pranuar ndihmën mjekësore pas një përleshjeje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë

Tre fëmijë kanë pranuar tretman mjekësor në Gjakovë pas një përleshjeje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania”.

Kështu njoftoi për portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga mjete të forta.

Policia po e heton rastin.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore, janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia iu ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika