“Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme para formimit të Asociacionit”

Politologu Fidan Ukaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Fidan Ukaj, politolog.

Për takimin me liderët e partive opozitare të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësohet se temë e diskutimit do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, pasi “para formimit të Asociacionit, kryeministri Kurti do ta mbajë premtimin elektoral që e ka bërë”.

Kështu ka thënë politologu Fidan Ukaj në emisionin “Rreth e Rrotull”, duke shtuar se qasja e Kurtit ndaj ftesës për partitë opozitare është gabim, pasi, sipas tij, temat e përmendura për diskutim nuk janë në domenin e kryeministrit.

“Pashmangshëm do të jetë edhe Asociacioni, mundësia e përkrahjes së partive opozitare që me dërgu në interpretim në Gjykatë Kushtuese Asociacionin. Dhe, po ashtu, se temë tjetër do të ishte për zgjedhjet e parakohshme dhe tanimë e kemi një konfirmim nga PDK-ja, dhe mendoj se qasja e kryeministrit në ftesën e tij në adresë të partive opozitare ka qenë e gabueshme, shumë më e ndershme dhe më e sinqertë do të ishte t’i cekte temat tjera dhe jo të fshehët mbas një teme që nuk është as në domenin e kryeministrit”, ka deklaruar ai.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se kryeministri Kurti ka problem me besimin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk ka problem me formimin e Asociacionit, “sepse atë e ka pranuar në marrëveshjen e Brukselit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika