Osmani: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosovës i kërkohet themelimi i Asociacioni për anëtarësim në Këshill të Evropës, por askush nuk ia kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës për KiE. Sipas saj, ka një mungesë totale të baraspeshës në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci ka theksuar se duhet të respektohen të gjitha pikat e marrëveshjes së dokorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja.

Për krijimin e Asociacionit, Osmani ka bërë të qartë se krijimi i saj “është i kushtëzuar” nga zbatimi i pikëve të marrëveshjes nga Serbia.

Sipas saj, Serbia duhet të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes në mënyrë paralele me Kosovën.

Ajo ka shprehur shqetësimin për ndikimin negativ që mund të ketë moszbatimi i marrëveshjes nga Serbia, duke theksuar se çdo marrëveshje ka dy palë dhe të dyja palët duhet të zbatojnë obligimet e tyre.

“Po, është [Asociacioni], sepse duam të zbatojmë çdo gjë që kemi arritur si marrëveshje, si pjesë e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, por si në çdo kontratë në secilën marrëdhënie kontraktuale ka dy palë, dhe nëse njëra palë nuk e zbatohen asnjë prej pikave të saj, por që e minon marrëveshjen dhe në rastin e Serbisë publikisht e deklaron që nuk do ta zbatojë që nuk e pranon, atëherë çështja është a ka marrëveshje. I kemi bërë pyetje BE-së që t’u kërkojë dyja palëve që të bëjnë çdo gjë paralelisht, pra nuk po ikim nga obligimet që lindin nga ajo marrëveshje sa i përket Kosovës, por edhe Serbia duhet të veprojë njëkohësisht”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka potencuar se përderisa Serbia e kundërshton këtë marrëveshje, Kosova nuk duhet të kushtëzohet për anëtarësim në KiE.

Po ashtu, ajo ka bërë thirrje për veprime paralele nga të dyja palët në përputhje me marrëveshjen, duke kërkuar që Serbia të pranojë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ushtrojë njohjen de-facto.

“Obligimi kryesor nga ajo marrëveshje për Kosovën ka të bëjë me te drejtat e komuniteteve pakicë, posaçërisht krijimi i Asociacionit, por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtrojë njohjen de-facto paralelisht njëkohësisht, sepse siç e ka thënë Macron dhe gjithë liderët evropianë, përderisa Serbia e bën të kundërtën, që thotë se nuk do të kemi kurrë njohje, as de-facto, as de-juro nuk do t’i lejojmë Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, pra cilat janë masat e sigurisë që do t’i kemi, sidomos që ato të sigurisë që të mos i lejojmë këtij Asociacioni të ikë nga kontrolli”, ka thënë Osmani.

Përveç kësaj, presidentja e Kosovës ka shprehur shqetësimin për mungesën e baraspeshës në implementimin e marrëveshjeve, duke theksuar se ka nevojë për një zbatim të plotë të tyre nga të dyja palët, në mënyrë që dialogu të mbetet i besueshëm.

“Asociacioni që është prezantuar sot nuk i ngjan Republikës Sërpska, por duhet të sigurohemi që as të mos jetë i përafërt që të mos krijojmë kokëçarje tjera sa i përket sigurisë. E vetmja mënyrë është që tërësia e marrëveshjes të zbatohet, jo vetëm t’i kërkohet Kosovës të implementojë çdo gjë dhe t’i japë Serbisë dritë të gjelbër të bëjë çdo gjë që dëshiron”, ka thënë Osmani.

“Tani kemi kaluar dy fazat me sukses për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe tani po na thuhet që po duhet të implementoni Asociacionin, mirë, por a do ta bëjë Serbia pjesën e saj paralelisht, që do të thotë vota për Kosovën në Këshill të Evropës, askush nuk ia kërkon këtë, pra kemi një mungesë totale të baraspeshës, dhe që e minon kredibiltetin e dialogut”, është shprehur tutje Osmani.

Mes të tjerash, presidentja Osmani ka thënë se është rritur bashkëpunimi me aleatët për t’u siguruar që çdo qëllim destabilizues në kufirin verior të Kosovës të kthehet mbrapsht.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika