“Kërcënim i vlerave evropiane”, Osmani dënon fuqishëm atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar fuqishëm atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, dhe i ka uruar shërim të shpejtë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave evropiane kundër aktit të dhunës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili është plagosur të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se i dënon fuqishëm këto akte të dhunës që kërcënojnë vlerat evropiane.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të tmerrshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kryeministri Fico është plagosur rëndë nga të shtënat me armë dhe është në gjendje kritike.

Ai është goditur në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas mediumit sllovak TA3.

Kryeministri sllovak në “gjendje të rëndë” si pasojë e plagosjes me armë

Autoritetet po e transferojnë atë me helikopter në qytetin e Banska Bystrica për trajtim të mëtejmë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika