Dorëzohet 23-vjeçari që vrau policin në Fier

Fotografi ilustrim

Para disa ditësh, në Fier mbeti i vrarë një punonjës policie.

Autori i vrasjes, Azgan Mernica, 23-vjeçar, është vetëdorëzuar në polici.

“Në pamundësi për t’u larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të policisë, shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren, me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Paralel me veprimet operacionale në terren, Departamenti i Policisë Kriminale ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica,” shkruhet në njoftim.

Fillimisht, të dy kishin debatuar me fjalë e më pas kishin dalë nga veturat, e në atë moment, Azgan Mërnica kishte qëlluar me një plumb në kokë policin që po shkonte në punë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika