Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

"Ky samit është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar si mund të integrohen më tej duke i bërë reformat në shtëpi dhe si mund të bëjmë më mirë drejt BE-së", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para se të fillojë Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ai ka thënë se ky samit rajonal është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në BE.

“Ky samit është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar si mund të integrohen më tej, duke i bërë reformat në shtëpi dhe si mund të bëjmë më mirë drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se 25 vjet më parë ka qenë i burgosur politik dhe i luftës nga regjimi i Millosheviqit.

“25 vjet më parë isha burgosur politik e më pas i burgosur i luftës në atë kohë kur ushtrohej gjenocidi i Millosheviqit”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit që këtë vit shënon 10-vjetorin.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur se Bosnja e Hercegovina nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.

Kryeministri Albin Kurt, po qëndron në Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai të mërkurën ka marrë pjesë darkën me liderë, të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika