Ivica Daçiq njofton se është arrestuar një person si i dyshuar për kërcënim ndaj sigurisë së presidentit serb

“Për shkak të kërcënimit për rrezikim të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar D.M nga Sombori dhe është urdhëruar ndalimi në polici për 48 orë”, kanë njoftuar autoritetet serbe lidhur me arrestimin e një personi si të dyshuar që ka kërcënuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “kërcënim i rrezikimit të sigurisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Mediat serbe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, D.M. nga Sombori.

“Për shkak të kërcënimit për rrezikim të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar D.M nga Sombori dhe është urdhëruar ndalimi në polici për 48 orë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një postimi rrjetin social “X”, është shprehur se është i tronditur nga atentati dhe se po lutet për shëndetin e mikut, Robert Fitz, raporton RTS. 

Menjëherë pas njoftimit të presidentit të Serbisë, u shfaqën mesazhe kërcënuese se ai do të ishte objektivi i radhës. Zyrtarët më të lartë shtetërorë dënuan ashpër kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetet sociale pas të shtënave ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fitz dhe u bënë thirrje organeve kompetente që të reagojnë urgjentisht.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika