Plagosje me armë zjarri në Prizren

"Me datë  17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit.

Sipas Policisë, në drejtim të viktimës është gjuajtur nga një automjet në lëvizje.

“Me datë  17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjes së informatës Policia menjëherë iu ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. viti i lindjes 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhet fjalë për personin B.U.”, ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas zëdhënësit, viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren.

Ndërsa, Policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit”, ka thënë ai.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika