Ministria e Financave dhe Giz nënshkruajnë marrëveshjen për projektin ITP Prizren

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e GIF Kosova dhe menaxherin e projektit ITP Prizren, për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”. Kjo marrëveshje ka vlerën 11 milionë euros e që synon të krijojë mundësi më të mira për bizneset në Kosovë

Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve duke nënshkruar marrëveshjen e bashkkpunimit me Oberhuber dhe Cassens

Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe drejtori i GIZ Kosova, David Pberhuber dhe Hans-Juergen Cassebs, menaxheri i projektit ITP, të hënën e 10 qershorit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”.

Marrëveshja e bashkëpunimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren” ka vlerën 11 milonë euro. Qeveria e Kosovës kanë kontribuuar financiarisht 6 milionë euro, ndërsa Qeveria e Gjermanisë ka kontribuuar financiarisht 5 milionë euro.

Pamje të takimit

“Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren” është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman.

Ky projekt synon krijimin e një mjedisi më të mirë për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, dhe që pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane. Murati ka theksuar rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si projekt që premton mundësi zhvillimi për bizneset në vend.

Murati është shprehurt se projekti “ITP Prizren” gjithashtu do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Pamje të takimit

David Oberhuber, drejtori i GIZ Kosova, ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e këtij projekti.

“Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni” është projekti më i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve deri më tani.

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika