Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka akuzuar rëndë Malin e Zi, duke thënë se amendamentet e paraqitura nga Mali i Zi në rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë janë një lojë e neveritshme dhe një mashtrim

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka akuzuar rëndë Malin e Zi, duke thënë se amendamentet e paraqitura nga Mali i Zi në rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë janë një lojë e neveritshme dhe një mashtrim.

Për diskutimet për rezolutën për Srebrenicën, Vuçiq ka thënë se gjatë ditës së hënë do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga rajoni dhe patriarkun në tempullin e Shën Savës.

“Ajo që është e sigurt është se ne do të luftojmë. Ju garantoj këtë. E di sa e madhe është forca kërcënuese dhe sa të fortë janë dhe se do të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq raportojnë mediat e huaja.

Duke folur për amendamentet e Malit të Zi në rezolutë, Vuçiq mendon se kjo duhej t’ia kishte “mbyllur gojën” Serbisë.

“Disa flasin për unitetin e diversitetit dhe tjetra është se ka përgjegjësi individuale. Pra, pse ju duhet një zgjidhje sepse ne kemi përgjegjësi penale individuale. Pra çfarë jeni duke bërë? Është një truk”, tha Vuçiq.

“Shikoni pamaturinë e mediave të tyre se Serbia po jeton në Mal të Zi. Ne jemi ata që kryejmë agresionin në rajon, kjo është sjellje e çmendur, gënjeshtra… Të enjten në mbrëmje do të dimë kush janë miqtë tanë në botë, do të tregojmë në çdo vend se kush nuk voton janë miqtë tonë, për pjesën tjetër do ta dimë mirë se nuk janë miqtë tanë”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika