Norvegjia dhe Irlanda vendosin ta njohin shtetin e Palestinës

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store ka bërë të ditur vendim historik për njohjen e Palestinës si shtet, kjo njohje do të hyjë në fuqi me datë 28 maj

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, të mërkurën në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur vendim historik për njohjen e Palestinës si shtet.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk ka njohje”.

Gahr Store tregoi se shteti skandinav do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji.

“Duke e njohur Palestinën si shtet, Norvegjia e mbështet planin për paqe arabe”, tha ai.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë lënë të kuptohet në javët e fundit se e kanë ndër mend ta njohin Palestinën, duke argumentuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate në rajon.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian por ndjek politikat e saj, ka qenë mbështetëse e zjarrtë e zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Terrori është kryer nga Hamasi [i shpallur grup terrorist nga SHBA dhe BE] dhe nga grupet militante, të cilat nuk janë përkrahëse të zgjidhjes me dy shtete, dhe nga shteti i Izraelit”, tha lideri i Qeverisë norvegjeze.

“Palestina ka të drejtë thelbësore për të qenë shtet i pavarur”, tha ai.

Kryeministri irlandez, Simon Harris ka njoftuar se shteti i tij do ta njohë Palestinën si shtet.

“Sot, Irlanda, Norvegjia e Spanja po njoftojmë se e njohim shtetin e Palestinës”, ka thënë Harris në një konferencë për media.

“Të gjithë ne, tani do të ndërmarrim çfarëdo hapa të nevojshëm kombëtarë që të vëmë në fuqi këto vendime. Kam besim se edhe më shumë shtete do të na bashkohen në këtë hap të rëndësishëm në javët e ardhshme”, ka shtuar ai.

Sa shtete e kanë njohur Palestinën?

Të paktën 140 vende e kanë njohur shtetin palestinez, sipas një letre të fundit drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ekuadori, Egjipti, India, Islanda, Rumania, Polonia, Burundi, Tajlanda, Tanzania, Iraku, Suedia, Rusia dhe pothuajse të gjitha vendet arabe janë disa nga ata që e njohin shtetin palestinez.  Ka pak vende evropiane në listë.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet që nuk e njohin zyrtarisht shtetin palestinez.

Britania e Madhe e ka lënë të hapur mundësinë e njohjes së shtetit palestinez.

Izraeli nuk e njeh Palestinën dhe qeveria aktuale izraelite kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Sipas izraelitëve, një shtet i tillë do të ishte kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Norvegjia, Irlanda dhe Spanja konfirmuan të mërkurën [sot] se do ta njohin shtetin palestinez.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika