Dy gratë e martuara në Shqipëri: Të ndryshohet Ligji i Kodit të Familjes

Në tarracën e Bashkisë së Tiranës, me 19 maj kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia

Çifti, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj ka thënë se institucionet e shtetit shqiptar duhet të japin fjalën e fundit të tyre për çështjen e martesës të gjinisë së njëjtë pavarësisht kundërshtimeve që janë shpërfaqur në publik nga institucionet fetare dhe akter të tjerë.

Ahmetaj në një ‘videolive’ për emisionin “Rreth e Rrotull” theksoi se nuk janë çifti i vetëm që kanë bashkëjetuar në Shqipëri apo edhe që kanë fëmijë, por që ka ardhur koha që të bëhet edhe ligjërisht martesa e gjinive të njëjta.

E sa i përket ligjshmërisë së martesës së tyre, Edlira dhe Alba kanë deklaruar se martesa e tyre nuk është ligjore por më tepër simbolik dhe protestë ndaj trajtimit që iu bëhet komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Më tej, Ahmetaj për dy pastor britanik ka thënë se nuk janë aktor ashtu siç u  pretendua por janë pastor ligjor dhe që i përkasin komunitetit LGBT+.

Teksa ka shtuar se martesa e tyre është edhe si ‘mesazh ndaj komunitetit LGBT se edhe mund të jesh pjesë e komunitetit por edhe besimtar i besimeve të ndryshme.

“Fakti që morëm dy pastor nga Britania e Madhe, nuk janë aktor siç kanë thënë aty në Shqipëri. Përpos bashkimit tonë, ishte edhe një mesazh për të gjithë komunitetin LGBT sepse edhe mund të jesh edhe pjesë e komunitetitt LGBT por edhe besimtar i besimeve të ndryshme. Nuk ka asnjë gjë të keqe dhe asnjë gjë të ndaluar. I ka ardhur fjala shtetit shqiptar të bëjë punën e vet, pasi që ne jemi, fëmijët i kemi dhe Kisha na bashkoi. I mbetet shtetit shqiptar, përmirësimi i ligjit të Kodit të rregullimit të familjes, martesa e dy individëve e Kodi i familjes e cilëson mes një burri dhe një gruaje. Këtë duam të ndryshojmë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ahmetaj sa i përket mbështetjes qoftë institucionale dhe familjar tha se nuk ka pasur aspak, madje familja e saj nuk pajtohen me vendimin e saj pavarësisht që i ka dy fëmijë.

“Është historike, më dhembe shpirti që prindërit nuk ishin në dasmë”, tha Ahmetaj.

“Kurorëzimi i dashurisë me martesë është si një akt proteste ndaj institucioneve fetare në Shqipëri”

Dy gratë e martuara, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë potencuar që kurorëzimi i dashurisë  së tyre me ceremoni është si një akt “proteste” ndaj institucioneve fetare në Shqipëri, që referohen se martesa duhet të ndodh mes një burri dhe një gruaje e jo mes gjinisë së njëjtë.

“Kemi bërë gjëra shumë mbrapsht sepse kemi 14 vite që jemi bashkë. Kemi dy fëmijë. Dhe tani vendosëm të martoheshim. Prej shumë vitesh Edën e konsideroj timen dhe dasma që e bënim ishte si një ‘akt’ proteste për të treguar se ne jemi këtu, se ekzistojmë, familjet LGBT+. Ka dhe shumë çifte të tjera që kanë më shumë vite ose me pak vite, nuk ka rëndësi aq”, deklaroi Alba Ahmetaj.

“Kurorëzimi i dashurisë me martesë është si një akt proteste ndaj institucioneve fetare në Shqipëri”

Ahmetaj tha se komuniteti LGBT+ është me një narrativë “shumë të rënduar” dhe vazhdimisht janë pjesë e kërcënimeve dhe bullizimeve përmes rrjeteve sociale.

Ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika