Haradinaj: As dorën nuk ia jap Kurtit, i ka dhënë fitore Vuçiqit e Putinit

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, shpreh kritikën e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Ai e akuzon Kurtin për dëmet që i ka shkaktuar vendit dhe e quan “mashtrues ordiner”. Haradinaj gjithashtu thekson se Kurti ka humbur besimin e aleatëve dhe ka sjellë rreziqe të mëdha për Kosovën

Pas një takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, para disa ditës janë shtuar zërat se mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

Por, ndonëse të gjitha dëshirojnë zgjedhje, vetë opozita nuk është e njëzëri si të shkohet në zgjedhje. PDK-ja dëshiron shpërndarje të Kuvendit, e LDK-ja e AAK-ja kërkojnë dorëheqjen e Kurtit.

Rreth mundësisë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe koalicioneve të mundshme para/pas zgjedhjeve ka folur në “FIVE” të Dukagjinit i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas deklarimeve të Haradinaj, duket se ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes ka vija të kuqe që një kohë.

“Ka një kohë që evitoj përshëndetjet me Kurtin, edhe dorën me ia dhënë. Për shkak se mendoj që e ka mbush kupën me dëmet që i ka bërë vendit. Është një mashtrues ordiner. Respektoj shumë kode (të sjelljes) po vjen një moment që duhet me u nda prej të keqes, kudo që e bon, qoftë fëmija jot, qoftë familja jote, qoftë edhe kryeministri. Kryeministri të këqija që i ka bërë Kosovës në gjashtë muaj e fundit janë shumë të mëdha të rrezikshme. Dikush duhet të ketë guximin”, ka thënë Haradinaj.

Hardinaj thekson se Kurti i ka dhënë “një fitore” Serbisë e Rusisë e i ka bërë dëme shumë të mëdha vendit gjatë 6 muajve të fundit.

“Shkalla e mosbesimi që kanë aleatët në këtë gjashtë muaj është rritë enorm. Rreziqet që po ia shkakton popullit të vet janë të mëdha. Ky ia dha një fitore me dy duart Vuçiqit dhe Putinit. E humbi Këshillin e Evropës të fituar… ky njeri nuk e meriton si palë, nuk mund me ulë përballë këtij njeri që i bën të gjitha këto të këqija vendit. Më falni.

Nëse dëshiron me i ndhimu vendit nëse ka pak vetëdije, nëse e ka kuptuar që i ka bërë dëme vendit le t’ia kthen mandatin Kuvendit, mos të na thirr kafeve. Ky e kritikonte ‘Zani Barin’, kafet e xhipat… atëherë pse po i thirr njerëzit kafeve. Kjo është dobësim i jetës institucionale”, ka shtuar Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika