Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Amabsadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, por, sipas tij, zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Ai, në “Debat Plus”, tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

“Ne japim këshilla, nëse këshilla jonë përherë injorohet, kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme. E vetmja gjë që pandërprerë e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë  aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i vendimit të BQK-së nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika