Osmani pret në takim komandantin e KFOR-it

"Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim."

Presidentja, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarët e KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në vend.

Gjithashtu gjatë së premtes, Osmani e ka pritur në takim edhe ambasadorin italian, Antonelle De Riu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika