Gërvalla në Kanada: Anëtarësimi në NATO, garanci për paqen në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për forcimin e paqes në rajon, gjatë vizitës zyrtare në Kanada, ku u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve

Foto MPJD, ministrja Gërvalla takon kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Kanadasë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori, Peter Boehm, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Kanadasë.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, gjatë këtij takimi, u diskutua rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë rreth rëndësisë së anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ministrja Gërvalla ka theksuar se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe të sigurisë, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme ndaj sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ajo ka falënderuar senatorin Boehm për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë ndaj Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.

“Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndër të tjera, të dy palët shprehën dëshirën për zgjerimin e mundësive të investimeve dhe të shkëmbimeve tregtare, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika