35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Në një vendim të fundit të gjykatës, E.R. është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa G.R., G.J., dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim për akuzën në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka veçuar procedurën për Sh.K., ndërsa një person është liruar nga akuza

Foto ilustruese

E.R., është dënuar me 14 vjet burgim, kursa tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren.

Ndërsa, për të akuzuarin me inicialet Sh.K është veçuar procedura.

Këto dënime janë shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi lënda ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vjet burgim (së bashku) katër të akuzuarit E.R., Xh.S., G.R., dhe G.J., ndërsa Sh.K., ishte liruar nga akuza.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin, i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., për veprat penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

“Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale ‘Dhunimi’, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhej tutje,

Kurse, më 21 dhjetor 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore: B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S., të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor 2022. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika