Mediat largohen nga seanca e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Derisa në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut po mbahej seanca e 29-të e rregullt, të gjitha mediat me kërkesë të kryesuesit të Kuvendit u larguan nga salla. Seanca u ndërpre tre herë për shkak të refuzimit të mediave për të dalë nga salla

Foto: Liridon Llozani, TV Dukagjini.

Gjatë seancës së 29-të të rregullt në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, të gjitha mediave u kërkua të largoheshin nga salla me kërkesë të kryesuesit të Kuvendit.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, seanca gjatë së cilës pritet të diskutohen disa çështje, për shkak të refuzimit së mediave për daljen nga salla, shkoi tri herë në pauzë.

Në pikën gjashtë të agjendës së seancës thuhej se do të diskutohet edhe për hapjen e urës së Ibrit.

Agjenda e seancës përfshin:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
  2. Raporti i Drejtorisë së Inspekcionit
  3. Kërkesë për ndihmë financiare për shkollën “Aziz Sylejmani”
  4. Plani i punës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për vitin 2024
  5. Propozim-Vendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime
  6. Të ndryshme

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika