“Hapja e urës së Ibrit”, BE: Çdo vendim të merret në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka theksuar se hapja e urës kryesore në Mitrovicë është një çështje që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjeve të mbetura pezull është prioritet

Ura mbi lumin Ibër.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e urës është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe se diskutimi e vendimet në lidhje me hapjen e saj për trafik duhet të ndodhë në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve.

Stano ka shtuar se palët duhet të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull dhe t’i zbatojnë obligimet e marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Ne jemi të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, kemi pasur mjaft të tilla tashmë dhe pak zgjidhje e hapa drejt deeskalimit. Në lidhje me pyetjen tuaj për hapjen e urës në Mitrovicë, ajo ka qenë temë e dy marrëveshjeve të dialogut të lehtësuar nga BE, më 2015 e 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve për të ndërmjetësuar përgjatë viteve, kjo urë mbetet e mbyllur për trafik. Dhe përderisa kjo është çështje që i takon dialogut të lehtësuar nga BE, negociatat dhe çfarëdo vendimi në lidhje me urën duhet të diskutohet dhe të bëhet në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve, Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Stano.

Ai ka potencuar se veprimet e njëanshme po largojnë fokusin nga zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve, duke e cilësuar këtë si prioritetin kryesor.

“Ne përsërisim thirrjet te palët, që të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull. Edhe një herë, marrëveshja për rregullimin për urën, është pjesë e marrëveshjeve që janë arritur tashmë në dialog, dy herë. Kështu që obligimet e mbetur pezull nga marrëveshjet duhet të zbatohen pa vonesë, e kjo vlen edhe për çështjen e urës, e gjithashtu edhe për Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve. Pasi që veprimet e njëanshme, po e largojnë fokusin nga prioriteti kryesor, e prioriteti i parë duhet të jetë zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve”, ka deklaruar tutje Stano.

Ndërkaq, në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar zbatimin e vendimit për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për trafik.

Aida Ferati-Doli, përfaqësuese e LVV-së, theksoi se çështja është mbyllur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në 2015, ndërsa Nexhad Ugljanin, kryetari i Kuvendit, shprehu mbështetjen për hapjen e urës për të siguruar lëvizjen e lirë në përputhje me “standardet evropiane”.

LVV-ja kërkon hapjen e urës mbi lumin Ibër

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika