Supremja aprovon vendimin për paraburgimin e Sekiraqës, ai ende në arrati

Derisa Enver Sekiraqa ndodhet në arrati, institucionet në Kosovë po marrin vendime për të. Është Gjykata Supreme që ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e tij në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Në arsyetimin e Supremes thuhet se është i pabazuar pretendimi i mbrojtësit të Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha se ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në Apel ndaj lënies në liri ishte e kundërligjshme

Enver Sekiraqa

Ankesa e mbrojtësit të të arratisurit, Enver Sekiraqa që ai të pres plotfuqishmërinë e vendimit ndaj tij në liri, është refuzuar.

Vendimin e ka marr Gjykata Supreme e cila e ka konfirmuar vendimin e Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Mbrojtësi i Sekiraqës, avokati Besnik Berisha në ankesën e tij për vendimin e Apelit, sipas Betimit për Drejtësi, kishte theksuar se ankesa e Prokurorisë Speciale nuk kishte mbështetje ligjore.

Por, vendimin e saj e ka arsyetuar Supremja.

“Kjo Gjykatë vlerëson se ka bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit konform nenit 184 par. 1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 të KPP, duke pasur parasysh lartësinë e dënimit të shqiptuar, është rrethanë e cila tregon rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit ekziston mundësia që i njëjti të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke u arratisur, ikur apo fshehur për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e në këtë mënyrë pamundësohet zhvillimi i rregullt i procedurës penale”, thuhet në vendimin e Supremes.

Ironia në gjithë këtë mes është se derisa instancat e gjykatave kanë miratuar vendimin që Sekiraqa të kthehet në paraburgim, ai vazhdon të ndodhet në arrati e jashtë Kosovës.

Madje akoma nuk dihet nëse për të është bërë kërkesa për urdhërarrest ndërkombëtar.

Kësaj pyetje nuk i është përgjigjur Policia e Kosovës pavarësisht që Dukagjini është interesuar për këtë çështje tash e 10 ditë.

Gjykata Themelore e kishte lënë në liri të mbrohet Sekiraqa pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar derisa më pas ai është arratisur.

Për këtë vendim është suspenduar kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe ndaj tij është nisur procedurë disiplinore sepse edhe në raste të tjera kishte marr vendime për masën e sigurisë ndaj Enver Sekiraqës pa u konsultuar me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika