Geci thotë se me Kusari-Lilën ka pasur ‘konfrontim’ për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës

Ish-deputeti, Gani Geci, ka deklaruar se vite më parë ka pasur një konfrontim në mes tij dhe Mimoza Kusari Lilës, atë kohë si kryetare e Komunës së Gjakovës, për një vendim i cili kishte të bënte me ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës në qytetin e Gjakovës, duke shtuar se Geci ka rezituar me arsyetimin e shkaktimit të vuajtjeve të mëdha në familjen e tij nga koha e komunizmit

Ish-deputeti, Gani Geci, ka deklaruar se vite më parë ka pasur një konfrontim në mes tij dhe Mimoza Kusari Lila, atë kohë si kryetare e Komunës së Gjakovës.

Geci në “Debat Plus” deklaroi se arsyeja e konfrontimit të tij dhe Kusari Lilës ka qenë refuzimi i tij konkret për ngritjen e përmendores në qytetin e Gjakovës.

“Mimoza Kusari Lila, në vitin 2013 kam pasur konfrontim. Mimoza Kusari Lila ka marrë një vendim sa ishte kryetare e Gjakovës të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhës, si komunist jugosllav, hero jugosllav. Përmendorja e Fadil Hoxhës do të rrijë në Gjakovë derisa ta dhezi unë bagerin dhe vij në Gjakovë. E kisha bo, edhe nëse e kisha ditë nëse m’kishin vra”, deklaroi Geci.

Geci theksoi se arsyeja e refuzimit të tij personalisht për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhajt kanë qenë plagët që i ka shkaktuar ai në kohën e komunizmit shqiptar në familjen e tij, qoftë në pushkatimin e babgjyshit të tij, Halil Bajraktari dhe shtatë anëtarëve të Bajraktarëve. Geci ritheksoi se edhe ndalimi i shkollimit dhe shkaku i vuajtjeve të mëdha kanë qenë disa arsye të kundërshtimit të përmendores së Fadil Hoxhës.

“Në 6 janar 1945 Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu e kanë pushkatuar babgjyshin, Halil Bajraktarin dhe vrasin shtatë anëtarë të familjes Bajraktari të Llaushës. Djegin gjitha shtëpiat. Babai im mbetet 9-vjeçar. Për të gjithë ne ka qenë iri, njerëz më të këqij dhe kemi vuajtur shumë, nuk na kanë lënë me u shkollu. Fadil Hoxha e ka vrarë edhe mixhën e babës së Ardian Gjinit, Bedri Gjini nga Gjakova. Ka vrarë dhe tre të tjerë. I ka arrestuar edhe babain e Faruk Spahiut, Mulla Ilaz Brojën ndërsa edhe katër të tjerë.”, deklaroi ai.

 

Tutje, Gani Geci ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

“LVV dhe PDK janë një brumë, janë një brumë edhe sa i përket këtyre bisedave me Radoojçiqin ose me pjesën veriore, ose edhe me LPK-në, sepse e kanë si brumë LPK-në,” tha Geci.

Duke shtuar se Kusari është konvertuar nga të gjitha partitë.

“Mimoza Kusari është e konvertuar nga të gjitha partitë rend deri te LVV-ja dhe në vitin 2013 unë kam pasur një konfrontim me Mimozën për përmendoren e Fadil Hoxhes, që në vitin 2013 Mimoza Kusari e ka marrë një vendim që të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhes, komunistit Jugosllav,” shtoi Geci.

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika