OSBE-ja publikon sot raportin që tregon si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykata

Misioni i OSBE-së do të publikojë sot një raport se si gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin

Foto ilustruese

Misioni i OSBE-së do të publikojë sot një raport se si gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin.

Raporti, pjesë e një programi më të gjerë të monitorimit të gjyqeve të OSBE-së në rajon, analizon 52 raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) të monitoruara nga Misioni midis viteve 2021 dhe 2024.

I ndërmarrë me mbështetjen financiare të BE-së, raporti bën rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Në këtë aktivitet do të flasin shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, zëvendëskryeprokurori, Agron Qalaj, për të vijuar me prezantimin e gjetjeve dhe një sesion me pyetje dhe përgjigje.

Ky projekt i zbatuar nga operacionet në terren të OSBE-së në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe që nga korriku i këtij viti, po ashtu në Beograd, do të vazhdojë deri në dhjetor 2026, kur do të publikohet raporti përfundimtar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika