Ambasadori amerikan: NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndihet i nderuar që po feston Ditën e Paqes përkrah zyrtarëve të shtetit të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, bashkë me krerët e shtetit të Kosovës, ne Ditën e Paqës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, është shprehur se ndihet i nderuar që po feston Ditën e Paqes përkrah zyrtarëve kosovarë.

“Ndihem i nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“NATO solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shtuar ambasadori Hovenier.

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht, janë duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, e njëherësh, bërjen e Serbisë përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.

“Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë mbi ne”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se në data si kjo e sotmja, duhen shënuar përpjekje të reja me kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euroatlantik.

Sipas tij, 23 vjet më parë në Bllacë, qindra e mijëra shqiptarë kaluan ditë e net duke shpresuar se shpëtimi i tyre gjendej përtej kufijve.

 

Amasadori amerikan Jeff Hovenier, me krerë e shtetit të Kosovës

 

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për liberalizim të vizave, dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në manifestimin qendror “Nga Esksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

“Orientimin do ta kemi përpara…Sot, Evropa rilind në një Kosovë të integruar në familjen e BE-së, andaj liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë e Kosova të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike aty ku e ka vendin”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se 23 vjet më parë, ky kompozicion i trenit, sikurse edhe shumë të tjerë, ishin mjetet me të cilat, Kosova u zbraz pothuajse plotësisht nga banorët e saj.

“Afër 1 milion shqiptar të Kosovës gjatë marsit ‘99 e tutje dhunshëm u dëbuan nga regjimi gjenocidal serb në shtetet fqinje e deri te shtet e Evropës. Eksodi i përmasave biblike kishte vetëm një qëllim nga ana e Serbisë e atëhershme, shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika