Debati se “Kush e çliroi Kosovën?”, Haliti – Gashit: Po futesh në çështje që nuk i di, i ri je ti 

Në “Debat Plus” është duke u diskutuar për veprimtaritë ilegale e legale gjatë të ’90-tave që çuan në çlirimin e Kosovës.

Për këtë pati një debat në mes të deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti dhe analistit Dardan Gashi.

Haliti e akuzoi Gashin se po flet për çështje “që nuk i di”, kur po flet për të ’90.

I gjithë ky debat erdhi pasi Haliti tha se nuk ka pasur vullnet nga presidenti Ibrahim Rugova për një fron të përbashkët, kur kanë diskutuar në vitin 1990.

Haliti: Prandaj, unë nuk jam këtu me i bërë qefin askujt. Kam ardhë me shpjegu atë që e di. Në çështjen që nuk i di unë nuk futem, ti po futesh.

Gashi: Cilat, tregomi?

Haliti: Ti ke qenë i ri, ti s’ke qenë askund. Pas luftë je ardhë në Kosovë, aq di.

Gashi: E ti kur je ardhë në Kosovë?

Haliti: Krejt jetën e kam bërë në Kosovë dhe veç me Kosovë jam marrë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika