Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ajo që ndodhi më 16 shtator përbën krim ndaj drejtësisë dhe historisë, duke thënë se do të punohet që kjo të përmirësohet përmes procesit të apelit.

“Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, tha Çitaku.

E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj shkurt.

“Nuk e di”, tha ajo.

Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar përgjegjës për krime lufte.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite./EO

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika