Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet që të diskutohen tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika