Kurti pret Begajn: Mirënjohës Shqipërisë për kontributin para, gjatë dhe pas luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen, duke theksuar se 25-vjetori i çlirimit të Kosovës është një festë e përbashkët, ndërsa presidenti Begaj ka përgëzuar Kosovën për arritjet e saj si shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, 12 qershor 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për të cilin ka thënë se është i mirëseardhur gjithmonë në vendin tonë.

Kurti ka theksuar se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë në të gjitha etapat që ka kaluar vendi.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se 25-vjetorin e çlirimit të vendit e kanë festë të përbashkët.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është gjithnjë i mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek, e di shumë mirë 12 qershorin e vitit ’99 dhe të falënderoj nga zemra zotëri president. Edhe këtë festë e kemi bashkë”, ka  deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, 12 qershor 2024.

Ndërsa, presidenti Begaj ka shfrytëzuar rastin që të përgëzojë Kosovën për të arriturat si shtet.

“Sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të padrejtësisë shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së. Unë dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka çka ka bërë deri tani për të patur mirëqenie dhe prosperitet”, ka thënë ai.

Presidenti i Shqipërisë po qëndron në Kosovë për nder të 12 qershorit, ditës së çlirimit.

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës përmes fotografive

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika