Minjtë heronj po trajnohen për t’i shpëtuar të mbijetuarit nga tërmeti

Të pajisur me një çantë prej një mikrofoni dhe gjurmuesi, kërkimet e shpëtimit do të kenë anëtarët e rinj

Në Morogoro, Tanzia, shkencëtarja kërkimore britanike, Dr. Donna Kean, po trajnon 170 brejtës që do të dërgohen në mbeturinat e tërmetit për të gjetur  të mbijetuarit nga tërmeti.

Minjtë e shpëtimit dërgohen në mbeturinat e tërmetit me çanta shpine të vogla prototip që përmbajnë mikrofona, pajisje video dhe gjurmues vendndodhjeje. Këto mjete do të lejojnë ekipet e shpëtimit të komunikojnë me të mbijetuarit e tërmetit në kohë reale, transmeton “The Discovery“.

Dr. Kean shprehu se si minjtë e shpëtimit janë idealë për këtë lloj pune, duke thënë se “Minjtë do të ishin në gjendje të futeshin në hapësira të vogla për t’i gjetur viktimat në rrënoja.”

Ekipi i Dr. Kean bashkëpunon me organizatën jofitimprurëse “APOPO” për projektin e tyre “Hero Rats”.

“Mijtë Hero” do të fillojnë të punojnë me një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi, duke u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti në zonën me rrezik të lartë.

Grupi prej 170 minjsh po trajnohet për projekte shtesë që përfshijnë minat tokësore, tuberkulozin, madje edhe nuhatjen e Brucelozës, një sëmundje infektive që prek bagëtinë.

Dr. Kean ndihet me shpresë për rezultatet premtuese të projektit të saj dhe është e emocionuar që është e vetmja organizatë në këtë hapësirë ​​që punon me këtë specie.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika