Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Muaji qershor për shumicën e qytetarëve të vendit është i spikatur për shkak se pikërisht në këtë muaj vendi u çlirua nga Serbia. E, kësaj radhe do të dëgjojmë rrëfimin për një fotoreporter nga Prizreni që përjetësoi pamjet e momentit të çlirimit të qytetit të tij, bashkë me hyrjen e trupave të NATO-s

Prizreni, njëri ndër qytetet më të vizituara në Kosovë në periudhën e luftës nuk e kishte një pamje të tillë.

Para 25 vjetësh kur edhe u çlirua, qyteti i dytë më i madh në Kosovë mbizotërohej nga tanket dhe forcat serbe, deri kur hynë trupat e NATO-s, saktësisht ato gjermane.

Shumë njerëz i kishin përjetuar të gjitha ato momente nga afër, por dikush kishte kontribuar që edhe ato situata të ruheshin në film e fotografi.

Pikërisht atë periudhë, fotoreporteri, Nafis Lokvica kishte dalë në qendër të Prizrenit për të përjetësuar përgjithnjë çlirimin e këtij qyteti.

Ai nuk i harron kurrë ato momente.

“Një pjesë tek lumi afër Shadërvanit ishin grumbulluar serbët, shqiptarët kemi qenë në anën tjetër dhe ata janë bërë gati me kerre që të largohen, ne kemi qenë këtu, ka pas pak konflikte por kemi pas fat që kanë ardhë gjermanët, gjermanët kanë qenë shumë korrekt”, ka thënë fotoreporteri, Nafis Lokvica.

Madje kishte qenë dëshmitar i një takimi të refugjatëve shqiptarë që po ktheheshin në Prizren dhe ushtarëve pushtues serbë që po largoheshin nga toka tashmë e çliruar.

“Serbët pritën urdhrin se cka me bo dhe pas disa orëve kanë fillu me shku, cka ka qenë dicka shumë interesant dhe bash qato incizime i kam. Një grup i refugjatëve që kanë qenë në Shqipëri, ata vinin në Kosovë, serbët po largoheshin”, ka thënë Lokvica.

Këtë vit më, 12 qershor, ashtu si në shumicën e qyteteve të Kosovës janë bërë 25-vjet që kur qyteti i Prizrenit gëzoi lirinë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika