Ushtria Shqiptare stërvitet në Izmir, pjesë e stërvitjes janë edhe vendet anëtare të NATO-s

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi,, përmes një postim në Facebook, ka njoftuar se Ushtria Shqiptare ka përfunduar stërvitjet në Izmir të Turqisë. së bashku me 37 vendet anëtare të NATO-s

Foto e postuar nga Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi për stërvitjen e Ushtrisë Shqiptare në Izmir të Turqisë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, të hënën e 13 qershorit ka njoftuar se Ushtria Shqiptare, e cila përfaqësohet nga një togë e batalionit të Parë të Këmbësorisë, ka marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “EFES-22” të NATO-s në Izmir të Turqisë.

Pamje të stërvitjes

Peleshi, ka sjellë pamje nga manovrat e Ushtrisë Shqiptare.

“Shqipëria, e përfaqësuar nga 1 togë e batalionit të Parë të Këmbësorisë, përfundon në Izmir stërvitjen shumëkombëshe “EFES-22″ me pjesëmarrjen e 37 vendeve anëtare të NATO-s dhe partnere, ku u demonstrua ndërveprueshmëria dhe gatishmëria mes aleatëve”, ka thënë Peleshi.

Në stërvitjen shumëkombëshe “EFES-22” e NATO-s në Izmir të Turqisë, përveç Shqipërisë janë duke marrë pjesë edhe 37 vende anëtare të NATO-s dhe partnere.

Pamje të stërvitjes

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika