Begaj i kërkon presidentes së Moldavisë ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimet ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të dielën ka zhvilluar një takim me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.

Në një postim në platformën X, Begaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga homologia e tij Sandu që Moldavia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti shqiptar mes tjerash ka shprehur mirënjohjen për kontributet e Moldavisë në KFOR.

“Gjatë takimit tim me Presidenten Maia Sandu, rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Bashkimit Evropian të Moldavisë.U bëra thirrje për rishikim të njohjes së Kosovës dhe për mbështetje për anëtarësimet e saj ndërkombëtare. Jam mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR”, ka shkruar Begaj në “X”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika