Pas 45 minutash përballje dhe një dinamizmi të lartë të lojës, përballja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë ka përfunduar me barazim.
—
Gjeorgjia vetëm pesë minuta pasi pranoi gol nga Turqia, ka arritur ta barazojë rezultatin duke shënuar gol në portën turke.
Turqia shënon supergol ndaj Gjeorgjisë
Turqia ka shënuar një supergol ndaj Gjeorgjisë. Në minutën e 26-të ishte lojtari me numrin 18, M. Müldür, ai i cili shënoi gol nga një distancë.

Në minutën e 9-të, Turqia ka rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit, duke goditur shtyllën nga një distancë lojtari me numrin 22, Ayhan.
Një minutë më vonë, Gjeorgjia si kundërpërgjigje rrezikon së paku dy herë portën turke, por pa sukses.
—
Fillon ndeshja Turqi-Gjeorgji, favorite kombëtarja turke
Ashtu siç është parashikuar në kalendarin e ndeshjeve, ka filluar përballja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë të cilat janë pjesë e Grupit F në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Formacionet zyrtare Turqi – Gjeorgji
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Turqia është favorit në letër dhe pritet të shënojë fitore në këtë përballje.
Nga ana tjetër, për Gjeorgjinë kjo është hera e parë që marrin pjesë në një Kampionat Evropian dhe do të tentojnë të bëjnë befasi.
Formacionet zyrtare:
Para ndeshjes, tifozët e të dy ekipeve janë rrahur brenda në stadium.
It’s all kicking off between Georgia and Turkey fans before the game. pic.twitter.com/YdKHFCiJbG
— Football Away Days (@AwayDays_) June 18, 2024