BE-ja thotë se Kosova ende nuk dorëzoi një raport për sulmin terrorist në Banjskë

"..Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë", ka deklaruar Stano

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin në Banjskë të Zveçanit, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me sanksionimin e Serbisë në lidhje me këtë sulm, ai ka thënë se kjo nuk mund të bëhet pa pasur rezultatet e plota të hetimit.

“Në lidhje me hetimin ( për Banjskën). Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se ky raport ndonëse është përfunduar apo jo, ende nuk u është dorëzuar atyre.

“Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, ka vijuar Stano.

Ndryshe, më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë.

Grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ndonëse Serbia ishte fajtore për sulmin, e mohoi çdo përgjegjësi.

Kurti tha, atëkohë, se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të vazhdojë, sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë.

Ani pse janë disa të arrestuar për sulmin në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë të ngritur.

Një e tillë pritet edhe ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë në Serbi pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika