Schallenberg: Duhet të liberalizohen vizat për Kosovën, dialogu duhet të përfundojë me njohje

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë se Kosovës duhet të ju liberalizohen vizat, po ashtu ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, ka bërë thirrje që Kosovës t’iu liberalizohen vizat dhe po ashtu, ka theksuar nevojën që përfundimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë si rezultat njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve.

Këto komente Schallenberg, i bëri pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, takim që u mbajt me dyer të mbyllura.

“Duhet të hapen negociatat për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe të bëhet liberalizi9mi për Kosovën, është shteti i vetëm që është pjesë e qeverisë së programit, që ende nuk e ka liberalizimit, në samitin e radhës do ta shprehi këtë”, ka deklaruar Schallenberg.

“Jam i angazhuar që procesi afirmativ të vazhdoj nga kjo qeveri, luftimi i korrupisonit, kemi folur për dialogun, ka elemente të ndryshme siç është fusha e energjisë, në fund duhet të kemi normalizimin e plotë dhe njohjen që nuk vihet në dyshim fare”, ka vijuar ai.

Tutje ai, tha se Austria dhe Kosova, kanë marrëdhënie të shkëlqyera në secilën sferë, dhe se është duke punuar që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më tej.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha rrafshet, i thash edhe presidencës që duhet të jemi në vendin e tretë si shtet investues në Kosovës, tash jemi në vendin e 4-të”, theksoi ai.

Schollenberg foli edhe për luftën nisur nga Rusia në Ukrainë, sipas tij Moska është duke tentuar që ndikimin e tyre për destabilizim ta shtrijë edhe në vende të tjera.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për ta parandaluar ndikimin rus, është zgjerimi i Bashkimit Evropian.

“Moska ka qëllim ta destibalizojë rajonin, kjo gjë na rreh zilet e alarmit, sulmi i Rusisë në Ukraine është thirrje për ta zgjuar BE-në për ta trajtuar synimin e anëtarësimit në BE. Premtimi në Selanik është më i rëndësishëm tani, duhet ta mbajmë këtë premtim që e kemi dhënë vetë”, ka deklaruar ai.

Schollenberg, në fund theksoi se me qëllim e ka vizituar Kosovën në këtë kohë, ku ndikimi rus po përhapet.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika