Ymeri: Dy kushtet e Kurtit janë të kota, kurse ai për Radojçiqin më substancial

Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se kushtet e vendosura nga Albin Kurti sot në Briuksel, për t’u takuar me Aleksandër Vuçiqin, janë të kota.

Ai në “Debat Plus”, tha se vetëm kushti i tretë për dorëzimin e Millan Radojçiqit në Kosovë, është më substancial.

“Këto kushte janë të kota, me përjashtim të kushtit për Radojciqin që është substancial, nëse po mundohemi të themis e nënshkrimi apo letra e Brnabiqit, do ndryshojnë diçka në dialog. Nuk mendoj që ndryshojnë dicka, duke pasur parasysh që nënshkrimi është prej formaliteteve, ndërkohë e kemi një formalitet tjetër që BE ka thënë se marrëveshjen e kanë pranu dyja palët dhe është e obligueshme për të dyja palëve”, tha ai.

Tutje Ymeri tha se marrëveshja mes dy vendeve ekziston dhe ajo vlen edhe pa u nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai, për të mundësuar zhvillimin e një takimi bilaterial në Bruksel.

Kurti ka theksuar se këto kushte përfshijnë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, dorëzimin e kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika