Prokuroria po heton rastin e zjarrit në objektin e IML-së

"Ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar ka autorizuar policinë t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore. Aktualisht, Prokurori i Shtetit në koordinim me të gjitha njësite relevante janë duke punuar drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe janë intervistuar disa dëshmitarë", thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj lidhur me zjarrin e sotëm në objektin e IML-së

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas njoftimit të IML-së, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikësit.

“Me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në IML, ka dalë në vendin e ngjarjes Prokurori kujdestar dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshme”.

Kështu ka konfirmuar për “Dukagjinin”, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se janë intervistuar disa dëshmitar lidhur me ngjarjen për ndriçimin e rrethanave të zjarrit të shkaktuar sot.

Ajo shtoi se Prokuroria në koordinim me Policinë dhe IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore. Aktualisht, Prokurori i Shtetit në koordinim me të gjitha njësite relevante janë duke punuar drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe janë intervistuar disa dëshmitarë.

Ndryshe, vitin e kaluar, në IML kishin shpërthyer dy zjarre, në mars dhe në nëntor.
Në njoftimin e 30 qershorit, IML-ja tha se ndërtesa e institutit do t’i nënshtrohet rinovimit, sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, në fillim të muajit korrik.

Projekti për renovim, në vlerë prej 900.000 eurosh, sipas IML-së, do të përfshijë “instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika