Smakiqi: Ndaj Hasan Dakajt po ushtrohet dhunë nga organet serbe në Beograd

Hasan Dakaj, një nga disa shtetasit e Kosovës të mbajtur në paraburgim në Serbi, po përballet me akuzat për krime lufte dhe do të gjykohet në shtator. Avokati, Xhevdet Smakiqi, ka ka bërë të ditu keqtrajtimin e Dakajt nga autoritetet serbe dhe ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë veprimesh konkrete për të ndihmuar të arrestuarit.

Disa shtetas të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte. Ndër ta është edhe Hasan Dakaj, për të cilin avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se po keqtrajtohet nga organet serbe.

Dakaj, i cili po mbahet në paraburgim në Beograd nën dyshimet për krime lufte, do të përballet me gjykimin në shtator, sipas avokatit.

“Po bëhen gati 6 muaj dhe gjendja e tij është e keqe edhe shpirtërisht, sepse është ushtruar dhunë nga organet e Serbisë. Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd. Dhe tashmë, familja e tij e ka angazhuar një avokat atje me autorizim. Dhe sipas kodit të procedurës penale edhe të Serbisë, pritet në shtator të fillojë gjykimi. Sepse deri më tani nuk kemi arritur të lirohet,” ka thënë Smakiqi në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Avokati Smakiqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencë, duke theksuar se përveç deklarimeve formale, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të ndihmuar të arrestuarit nga Serbia.

“Ka pasur një neglizhence një s’ka interesim fare nga Qeveria e Kosovës pasi përveç një vizite që e ka bërë i ngarkuar me punë në Beograd, zoti Jashari. Dhe postimi apo deklaratave formale që i ka bërë Qeveria nuk ka pasur asnjë sukses të organizmit të ndonjë monitorimi nga organizatat ndërkombëtare e as ndërmjetësit në Bruksel. Është evidente që ka pasur dhunë, bashkëshortja e tij e ka pasur një hematomë në vetull. Dhe jo veç ai, por të gjithë të burgosuri tjerë në Serbi janë duke u keqtrajtuar dhe nuk pritet asnjë gjykim i drejtë… konsiderohen si rob lufte”, ka shtuar Smakiqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika