Canaj: Vuçiqit i konvenon ta proklamojë sigurinë në Kosovë si jostabile

Ish-diplomati, Blerim Canaj, në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje ka thënë se deklarata të tilla i konvenojnë Serbisë, pasi sipas tij, presidentit Aleksandër Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si “jostabile”.

Në emisionin “FIVE”, Canaj ka thënë se nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguse me Serbinë, sipas tij nuk do t’i kryejë punë.

“Në Kosovë për sigurinë përgjegjës është KFOR-i, mund të them lirshëm maja e KFOR-it në Kosovë është KFOR-i amerikan, informatat të cilat duhet t’i kenë bashkësia ndërkombëtare për sigurinë në vend, i kanë sepse i mbulojnë mjaft mirë. Nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguse me Serbinë, nuk do t’i kryejë mirë punë. Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si jostabile e fragjile”, ka deklaruar Canaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç “është në rritje edhe demokracia e saj”.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin, ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia.

“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që Qeveria e SHBA-së e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika