Kamberi: Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc, shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë duke theksuar se është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare.

“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas Kamberit, pakicat duhet të përfaqësohen barabartë në institucionet shtetërore.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika