Francë: Mbyllen qendrat e votimit, rezultatet e para tregojnë për fitore të Aleancës së majtë – Fronti i Ri Popullor

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte pasi votuan në zgjedhjet e parakohshme që ai thirri

Në Francë janë mbyllur qendrat e votimit dhe janë publikuar projeksionet e para.

Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 vende, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.

Siç raporton TheGuardian, kjo është shpërndarja e parë e parashikuar e vendeve, nga Ipsos. Ajo tregon të majtën në krye, në një ndryshim të madh në krahasim me sondazhet e opinionit gjatë fushatës.

Fronti i Ri Popullor majtas-jeshile: 172-192 vende

Aleatët e Emmanuel Macron: 150-170 vende

Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë dhe aleatët: 132-152 vende.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika