Shënohet përvjetori i 12-të i vdekjes së aktorit shqiptar Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare Bekim Fehmiu, është një ndër artistët që ka lënë gjurmë në kinematografi. Të mërkuren e 15 qershorit shënohet përvjetori i 12-të i vdekjes së aktorit

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu

Të mërkurën e 15 qershorit mbushen 12 vjet nga vdekja e aktorit shqiptar që pati sukses edhe në botë, Bekim Fehmiut.

Sukseset e tij profesionale në kinemotografi kanë lënë gjurmë në artin vendor dhe ndërkombëtar. Fillimisht, Fehmiu ka pasur sukses me filmin “Mbledhësit e Puplave”, i cili u xhirua në vitin 1966.

Para se të merrte pjesë në filmin “Mbledhësit e Puplave”, aktori shqiptar ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmike nëpër botë.

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka marrë pjesë në të gjitha skenat filmike të ish-Jugosllavisë.

Ndër rolet më të njohura dhe më të suksesshme të luajtura nga aktori janë: “Rruga”, “Dezertori”, “Vitet e nxehta”, “Prova speciale” e të tjerë.

Gjatë karrierës artistike, Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mirënjohur të skenës ndërkombëtare si për shembull me Ava Gardner, Olivia de Havilland, John Huston, Robert Shou e të tjerë.

Aktori Armond Morina për PortaliD në përvjetorin e 12-të të vdekjes së aktorit të mirënjohur Bekim Fehmiu ka thënë se aktori është pasuri internacionale dhe në aspektin tonë nacional pas Aleksandër Moisiut, është Bekim Fehmiu ai që ka arritur më së shumti me punën e tij.

“Sa i përket misoionit tij në botën e artit, radhitet në figurat kryesore të artit shqiptar. Unë kam pasur fatin të takojë dhe të bisedoj me të. Pas vdekjes së tij, u ndjeva krenar kur isha në Kuvendin e Beogradit, e kishin nderuar figurën e Fehmiut me pullë postare dhe aty mendova se sa vonë jemi ne me njerëzit tanë”, ka thënë Armond Morina.

Morina tutja ka thënë se është i informuar se tani po organizohet një kinotekë që shërben për përkujtimin e Bekim Fehmiut. Për këtë kinotekë po punohet nga një grup punues që do të shfaqet tek “Kinemaja ABC” në bahkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Bekim Fehmiu është i vetmi aktor nga vendet komuniste që ka arritur deri në Hollywood e të mos flasim pastaj për atdhedashurinë e tij dhe nivelin e tij të patriotizmit”.

”Sa ishte gjallë, ai vinte këtu deri në fund të karrierës së tij, por ne jemi një shoqëri që nuk i japim mundësi njerëzve sa janë gjallë. Sepse në fakt ai ka përformuar në të gjithë Jugosllavinë por, shumë pak dihet për të në vendin e tij”, ka thënë aktori.

Aktori kosovar, Armond Morina

Morina ka shtuar se ne jemi një shoqëri me fat tragjik që njerëzit e mëdhenj nuk dëshirojmë t’i shohim lartë dhe kjo po na përcjell ende si mentalitet dhe kulturë.

“Mirëpo, u gëzova që po e bëjnë kinotekën dhe gjeneratat e reja do të dinin se çfarë gjigandi ka qenë prej këtij vendi. Ne e nderojmë vetvetën me të gjithë punën që e bejmë si aktor duke ia nxitur imagjinatën gjeneratave të ardhshme se dhe prej një vendi të varfër, siç ka qenë Kosova munden me dale njerëz të mëdhenj”, ka shtuar aktori Armond Morina.

Morina ka thënë se për të përkujtuar aktorin Bekim Fehmiu do të luhet shfaqja “Mbledhësit e Puplave”.

Më tej ai ka shtuar se njerëzve të tillë iu vjen koha dhe nëse gjenerata jonë nuk di të vlerësojë do të vij gjenerata e ardhshme sepse këta njerëz janë si margaritar.

“Sado që përpiqesh t’i fshehësh ata janë si pasuri nëntokësore”, ka përfunduar aktori Morina.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika