Gjenerali Clark në CNN: Në një moment Vuçiqi mund të veprojë në Kosovë si Putini në Ukrainë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, në një interviste në CNN, ka thënë se nëse ka problem në Ukrainë, mund të vijë problemi edhe në Ballkan.

Clark ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ish-gjenerali në një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra-tjetrën”, ai [Clark] ishte në të njëjtën linjë me të, duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përkundër se përdor dy anët, Perëndimin e Rusinë, ai në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus, Vladimir Putin, po bën në Ukrainë.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha, ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë”, ka thënë ai.

“Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Srpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”.

“Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë Clark.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, ka thënë ndër të tjera Clark.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika