Më 18 korrik Parlamenti Evropian voton për Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi për gjendjen e BE-së, para deputetëve të Parlamentit Evropian.

Më 18 korrik, Parlamenti Evropian (PE) do të votojë kandidaturën e presidentes aktuale të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një mandat të dytë.

Kështu u vendos në mbledhjen e Konferencës së Presidentëve, e cila përbëhet nga kryetari i parlamentit dhe drejtues të grupeve politike në PE.

Siç raporton Politiko, votimi për të ardhmen e Von der Leyen si Presidente e Komisionit është caktuar për 18 korrik në orën 13:00 dhe rezultatet e votimit do të shpallen rreth orës 14:45.

Sipas agjendës së PE për seancën e javës së ardhshme në Strasburg, Von der Leyen do të flasë në orën 09:00 dhe më pas do të zhvillohet një debat që do të zgjasë deri në orën 11:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika