“Fatoni ia ka vjedhur pasaportën vëllait të tij”- Deklarohet babai i Faton e Artan Hajrizit

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit, ka folur për Nacionalen, ku ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë, por është në Gjermani.

Në një deklaratë për Nacionalen, ai ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht.

I pyetur nga Nacionale se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedhë, s’e di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të).” – tha ai.

Ai është pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, ku ai u përgjigj:

“Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kërkun”.

LEXO EDHE: Vritet një polic në Serbi, i dyshuar shtetasi kosovar Artan Hajrizi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika